Nga Dahest LUMA, Zvicër
Të shtunën, më 17 janar 2026, në Langenthal, do të mbahet një mbrëmje e veçantë kulturore, e cila përfshin promovimin e librit më të ri “UDHËTIM DREJT RRËNJËVE”, si dhe një program solemn nderimi dhe reflektimi kulturor.
Ngjarja do të fillojë në ora 19:00 me apero, ndërsa programi zyrtar do të zhvillohet nga ora 19:30. Kjo mbrëmje synon të bashkojë personalitete të jetës kulturore, publike dhe shoqërore, miq të librit dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në diasporë.
Përveç promovimit të librit, eventi përfshin edhe një moment solemn dhe simbolik, i cili do të mbetet surprizë për të pranishmit, si dhe një program modest kulturo-artistik, i përgatitur me kujdes për të ruajtur karakterin festiv dhe solemn të mbrëmjes.

Programin do ta nderojnë me pjesëmarrjen e tyre figura të njohura, ndër të cilët:
- Darling Vlora, Pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës
- Arsim Mulliqaj, publicist i mirënjohur
- Autorët: Dashnim HEBIBI dhe Florim Useini
- Redaktori: Jeton Arifi
- si dhe artistë dhe personalitete të tjera nga fusha e kulturës dhe jetës publike
Ngjarja organizohet në frymën e miqësisë, bashkëpunimit dhe mirënjohjes, dhe përbën një moment të rëndësishëm për promovimin e vlerave kulturore dhe identitare shqiptare në diasporë. Libri ka 400 faqe dhe është botuar nga shtëpia botuese “Libri im”, me editor Berat Thaçi, me qendër në Pejë, si dhe redaktor teknik z. Xhavit Thaçi.
Adresa:
Alte Mühle
Mühleweg 23
4900 Langenthal, Zvicër
Ju mirëpresim.
Për info: 078 240 50 00




