1.1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Kurti: Vizita e biznesit japonez hap mundësi të reja për investime në Kosovë

Duhet ti lexosh

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga ambasadori i Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, me rastin e vizitës së Delegacionit Japonez të Biznesit.

Në fjalën e tij, Kurti u shprehu mirëseardhje përfaqësuesve të biznesit nga Japonia, duke e cilësuar vizitën e tyre si një sinjal të qartë të interesit për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën. Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve mbështeten në respekt, partneritet dhe vlera të përbashkëta, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

“Japonia ka qenë një partnere e palëkundur për Kosovën, duke mbështetur zhvillimin dhe institucionet tona. Për këtë jemi thellësisht mirënjohës”, tha Kurti.

Bëhet e ditur se Kurti foli edhe për potencialin ekonomik të vendit, duke theksuar se Kosova po krijon hapësira të reja për investime, inovacion dhe partneritete në fusha si teknologjia, prodhimi, energjia e ripërtëritshme, bujqësia dhe industritë digjitale.

Ai tha se takimet e delegacionit japonez me institucione dhe ndërmarrje vendore do të hapin rrugën për projekte të reja të përbashkëta, duke konfirmuar se të dy vendet kanë gatishmëri për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe për të tërhequr investime japoneze në Kosovë, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit