POSTIMET E FUNDIT

Kurti takon liderë evropianë në darkën zyrtare të Samitit EPC në Jerevan

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në darkën zyrtare të organizuar në kuadër të Samiti i Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Jerevan. Mikpritës i kësaj ngjarjeje ishte Presidenti i Armenisë, Vahagn Khachaturyan.

Në pritjen zyrtare, Kurti u mirëprit nga Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, dhe Kryetari i Kuvendit armen, Alen Simonyan. Atmosfera e mbrëmjes shërbeu si një mundësi për shkëmbime të drejtpërdrejta mes liderëve evropianë mbi zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike në kontinent.

Gjatë darkës, Kurti zhvilloi një sërë takimesh dhe bashkëbisedimesh me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë. Ai bisedoi me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, si dhe me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

Në mesin e liderëve me të cilët u takua Kurti ishin edhe Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, Zëvendëspresidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Takimet vazhduan me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović, Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Feridun H. Sinirlioğlu.

Në këtë kuadër, Kurti zhvilloi bisedime edhe me Kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot Zamora, anëtarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Beçiroviq, si dhe Kryeministren e Lihtenshtajnit, Brigitte Haas.

Sipas njoftimeve zyrtare, gjatë këtyre takimeve u diskutua për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe evropian, si dhe për sfidat e përbashkëta me të cilat përballet kontinenti. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë samit dhe angazhimi i saj në dialog me liderë ndërkombëtarë vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe integrimit evropian, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB