POSTIMET E FUNDIT

Kurti takohet sërish me Abdixhikun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe sot është duke zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Takimi po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe vjen në një moment të ndjeshëm politik, kur po zhvillohen diskutime rreth çështjes së presidentit.

Edhe pse nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare, burime brenda institucioneve bëjnë të ditur se në fokus të bisedimeve pritet të jenë zhvillimet e fundit për presidentin dhe koordinimi ndërpartiak.

Ky takim shihet si vazhdim i përpjekjeve për të arritur konsensus mes pozitës dhe opozitës për tema me interes shtetëror, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë deklarim publik pas përfundimit të tij./BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB