Ai tha se do të bëjnë çmos që këtë ta bëjnë “në frymën e bashkëpunimit, idenë e konsensusit apo kompromisit”, në mënyrë që, siç u shpreh Kurti, “të kalojmë tek formimi i qeverisë së re, që i përgjigjet kuvendit të ri te Republikës”.

“Diskutuam gjerë e gjatë. I përmendëm të gjitha elementet përbërëse dhe tash zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësues të partive të tjera politike, e mbase në fund mund të shohim nëse kemi bërë përparim, sa kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm një përparim i tillë. Besoj se duhet t’i japim shansin edhe takimeve tjera dhe në fund të shohim se cili progresi për të cilin jemi të interesuar që të gjithë”, ka thënë Kurti.

- Reklama -

Gjykata Kushtetuese më 26 qershor i obligoi deputetët ta konstituojnë legjislaturën e nëntë të Kuvendit brenda 30 ditësh, transmeton rtk.