8.9 C
Zurich
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Kurti: Kërkesa për 45 vjet burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së bie ndesh me të vërtetën historike

Duhet ti lexosh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi para deputetëve të Kuvendit se dy seancat parlamentare po mbahen në orët e pasdites për shkak të zhvillimeve të fundit në Hagë, ku po mbahen seancat përfundimtare të procesit gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Duke komentuar kërkesën e Prokurorisë së Specializuar për dënim me nga 45 vjet burgim për secilin prej të akuzuarve, Kurti tha se një kërkesë e tillë, sipas tij, përbën përpjekje që bie ndesh me të vërtetën historike dhe mohon kontekstin politik e historik të luftës çlirimtare në Kosovë.

“Kërkesa për 45 vjet burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së bie ndesh me të vërtetën historike. Qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës që unë e drejtoj është i qartë. Në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullsisë civile shqiptare. E ato i ka kryer regjimi i Jugosllavisë nën Millosheviqin. Kjo është e dokumentuar dhe e njohur ndërkombëtarisht”, deklaroi Kurti në Kuvend.

- Reklama -

Ai theksoi se, sipas tij, barazimi ndërmjet drejtuesve të UÇK-së dhe regjimit të atëhershëm serb është i paqëndrueshëm dhe përbën shtrembërim faktik dhe historik.

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë ka hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa vendimi pritet të merret pas shqyrtimit të argumenteve përmbyllëse të palëve. Prokuroria i akuzon të pandehurit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat ata i kanë mohuar. Zhvillimet në Hagë po përcillen me vëmendje të madhe në Kosovë, ndërsa deklaratat politike rreth procesit vazhdojnë të nxisin debat publik dhe institucional, transmeton euronewsal.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme