1.2 C
Zurich
Friday, January 30, 2026
spot_img
spot_img

Kurti: Ka rënie të theksuar të ikjes së mjekëve

Duhet ti lexosh

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia, ka vizituar Odën e Mjekëve të Kosovës, ku u theksua gjendja financiare stabile e institucionit, rritja e numrit të mjekëve të licencuar, përfshirja e mjekëve nga komunitetet joshumicë dhe rënia e largimit të profesionistëve shëndetësorë nga vendi.
Gjatë vizitës, Kurti vlerësoi bashkëpunimin mes Odës së Mjekëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa paralajmëroi edhe sfida serioze për vitet e ardhshme, sidomos për shkak të daljes në pension të një numri të madh mjekësh dhe mungesës së tyre në mjekësinë familjare në disa komuna.

Në njërën anë, kanë vetëfinancim mbresëlënës. Kanë kursime të theksuara që kanë arritur në mbi 1 milion euro gjatë këtyre tetë viteve, por gjithashtu kanë siguruar edhe donacione ndërkombëtare të cilat kanë mundësuar që të kryejnë më shumë punë se sa që është menduar më herët. Së shpejti do ta kemi edhe ndërtesën e përbashkët të pesë odave, sepse siç e dini, janë edhe katër oda tjera përveç Odës së Mjekëve të cilët bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për hir të sistemit shëndetësor sa më efikas në përgjithësi, i cili karakterizohet jo vetëm nga kujdesi, shërbimi shëndetësor, por gjithashtu edhe nga aspekti kërkimor e shkencor e arsimor i mjekësisë”, tha ai.

Ai theksoi se aktualisht Oda ka rreth 5,500 mjekë të licencuar, përfshirë edhe profesionistë nga komunitetet joshumicë, ndërsa vuri në pah rritjen e licencimit të mjekëve nga komuniteti serb dhe uljen e kërkesave për trajtim jashtë vendit.

Në përgjithësi, Oda e Mjekëve deri më tani i ka afër 5500 mjekë të licencuar, me q’rast duhet përmendur që rreth 150 janë të komuniteteve joshumicë. Dhe lajmi fort interesant është që në gjashtë muajt e fundit janë rreth 50 mjekë të komunitetit serb që janë licencuar nga Oda e Mjekëve, pra që po inkorporohen në sistemin tonë të shëndetësisë, gjithnjë për hir të pacientëve pa dallim etnie. Lajm tjetër i mirë është që ka rënie të theksuar edhe të largimit të mjekëve, por gjithashtu edhe të kërkesave për shërim jashtë vendit”, tha ai.

Kurti paralajmëroi se një nga sfidat kryesore mbetet mungesa e mjekëve në të ardhmen për shkak të pensionimit të një pjese të konsiderueshme të stafit aktual, sidomos në mjekësinë familjare dhe në disa komuna.

Natyrisht që ka edhe sfida. Njëra prej sfidave, të cilën duhet ta adresojmë e cila nuk mund të rregullohet përnjëherë, është fakti që nga këta afër 5500 mjekë të licencuar, rreth 1600 do të dalin në pension në dhjetë vitet në vijim. Andaj na duhet zëvendësimi me mjekë të rinj dhe posaçërisht në fushën e mjekësisë familjare, ku kemi mungesa dhe në veçanti kjo mungesë është e theksuar te disa prej komunave të Kosovës”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit Drejtues në OIK, Faik Shatri, vlerësoi vizitën e Kurtit dhe Vitia, duke theksuar se është hera e parë që një kryeministër viziton Odën e Mjekëve dhe duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm institucional.

Kemi sot nderin t’i kemi mysafirë Kryeministrin e Republikës së Kosovës. Është hera e parë që një Kryeministër viziton Odën e Mjekëve. Biseduam për zhvillimet e Odës së Mjekëve ndër vite, për të arriturat dhe për sfidat që na presin në të ardhmen. Ne siguruam Kryeministrin dhe Ministrin që jemi partnerë të afërt në zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosovë edhe për zhvillimin e shëndetit të kësaj popullate, edhe zhvillimin e cilësisë së shërbimeve tona”, tha ai, transmeton BS.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme