POSTIMET E FUNDIT

Kurti bisedë telefonike me Komisioneren Kos: Integrimi në BE, prioritet kyç i qeverisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos.

Në fokus të bisedimeve mes tyre ishte zgjerimi i BE-së dhe ecuria e reformave në Kosovë me qëllim integrimin europian.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, bëhet me dije se integrimi në BE, mbetet prioritet kyç i qeverisë së Kosovës.

“Kryeministri nënvizoi rëndësinë e marrjes së statusit kandidat si hap të rëndësishëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Po aty thuhet se kryeministri Kurti theksoi se ndër vendimet e para të Kuvendit të Republikës së Kosovës, krahas miratimit të buxhetit të ri në vlerë prej 4 miliardë euro, ishte edhe miratimi i Planit të Rritjes në vlerë prej 882.6 milionë euro, i cili synon përshpejtimin e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Kurti dhe Kos, bëhet e ditur se folën edhe për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon, duke kujtuar faktin se Kosova është e harmonizuar plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe i është bashkuar paketës së sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, në përgjigje të luftës së agresionit të saj kundër Ukrainës, trnsmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB