POSTIMET E FUNDIT

Kur Shpirti Sprovohet

Nga Sherife Ejupi Zeqiri

Kur jeta më flet me plagë,

dhe rruga më lodh këmbët,

shpirti im ngre sytë lart,

aty ku dhimbja bëhet lutje.

Në heshtje derdh lot pa zë,

Zoti i numëron një nga një,

asnjë s’bie në tokë kot,

çdo plagë ka një arsye.

Sprovat s’janë ndëshkim,

janë thirrje për t’u afruar më shumë,

se zemra që thyhet në besim,

rilind më e pastër, më e fortë.

Edhe kur errësira zgjat,

drita s’ka humbur rrugën,

Zoti ecën pranë meje,

dhe shpirti gjen paqen.

07.01.2026 Tenovë

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB