Ish-deputeti i LDK-së, Eqrem Kryeziu, ka reaguar me një postim emocional për vërshimin e mërgimtarëve drejt Kosovës para Vitit të Ri, duke theksuar se toka e vendit është e mbrujtur me dhembshurinë, mallin dhe dashurinë e tyre.
Ai përkujtoi edhe Jusuf Gërvallën, duke nënvizuar se Kosova nuk është tokë e shkretë dhe se ligësia nuk mund të fitojë në këtë tokë të bekuar.
Postimi i plotë:
Vërshimi ogurbardhë i Mërgatës
Kur e pashë ardhjen e papêrmbajtshme tê njerêzve tanë jashtë Kosove para Vitit rë Ri, vendosa të mos f’i dërgoj askujt urimet tradicionale, duke qenë se fjalët e mia dukeshin aq të pafuqishme në ato rrethana.
Sepse, mikesha dhe miq, toka e Kosovês së tyre është e mbrujtur me dhembshurinë, me përmallimim dhe me dashurinë e tyre.
Fluturuan dhe ranë {ta parafrazoj Jusuf Gërvallën, që e dha shpirtin në měrgim} atje tek “është Kosova, diell edhe hënë”. Është tronditëse kur mëson se vajza e tij kishte obligim zyrtar për njerëzit tanë të mërguar. Mund t’i thuash vetes: sa të mistershme janë rrugët e Zotit!
Toka e Kosovês së tyre, prandaj, nuk ështê tokë e shkretë. Ky është shkaku që ligësia nuk mund të fitojë në këtë tokë të bekuar./BSot




