Nga Shqiponja Vrajolli, poete, e cila njëkohësisht mbajti edhe fjalën e kritikes letrare, si dhe fjalën e redaktorit në mungesë të tij
Me 17. Janar 2026 u bashkuam në Langenthal të Zvicrës me një mbrëmje të veçantë, rreth 300 bashkëatdhetarë, e personalitete të njohur nga fusha e shkollës, kulturës, sportit etj, në mesin e tyre ishin edhe të nderuarit ambasadorët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe stërnipi i krenarisë së Kombit Ismail Qemalit, Darling Vlora që erdhi enkas nga Italia, të gjithë me një zë dhe gjuhë të përbashkët, me identitet dhe dinjitet kombëtar ku u promovuan vlera sociale, kulturore shqiptare.

Zonja me familjen e saj
Autorët e shquar Ph.D.Dashnim Hebibi dhe Florim Useini kishin një vizion, një koncept që ushqehej nga një ndjenjë e thellë atdhedashurie që me një energji dhe vendosmëri të rrallë altruiste para disa muajsh vendosën të nisen në rrugën drejt Atdheut duke na dëshmuar kështu se udhëtimi drejt trojeve tona është një përjetim shpirtëror e historik që gjithsesi ja vlen dhe të gjithë këtë e dokumentuan në librin-reportazh „Udhëtim drejt rrënjëve“.
Puna e tyre fisnike vetëmohuese u shndërrua në një superfuqi veprimtarie kur paralel e shkruajtën edhe librin tjetër për Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut Rexhep Demiri „Dritëhijet e një rrugëtimi diplomatik“ duke përgatitur gjithashtu në po këtë mbrëmje edhe një ceremoni solemne surprizë mirënjohje për ambasadorin në fjalë, nje film dokumentar nga Aktori Musa Sulejmani dhe duke e nderuar z.Rexhep Demirin edhe me çmimin „Ikona e Diasporës shqiptare“ çmim ky që u organizua në kuadër të nismës edhe të një projekti të ri të emëruar „Ikona e Diasporës shqiptare“ një projekt që është më shumë se kaq për z.Hebibi një iniciativë e kahmotshme, një lidhje shpirtërore dhe amanet i mikut të tij të ndjerë z.Llukman Halili, puna e përbashkët, që e përmbushi dhe e nderoi me krenari kujtimin për të me përfaqësim dinjitoz, që në vazhdimësi do bëhet një traditë vjetore, dedikuar Personaliteve të ndryshme që kanë kontribuar dhe kontribuojnë ndër vite.
Për mua ishte një nder dhe privilegj i veçantë që isha e ftuar t‘i lexoj redakturat e librave të lartpërmendur në këtë mbrëmje madhështore që nuk la asgjë për të dëshiruar, dhe që isha poashtu pjesë e librit me një shkrim timin. FALEMINDERIT nga zemra.
Mbrëmja e 17 janarit 2026 në Langenthal nuk ishte thjesht një ngjarje kulturore, por një përqafim i madh shpirtëror i mërgatës shqiptare. Ajo dëshmoi se fjala e shkruar, kur buron nga zemra dhe dashuria për atdheun, bëhet urë që bashkon njerëz, breza dhe troje. Në këtë mbrëmje, librat, poezia, mirënjohja dhe respekti u shkrinë në një ndjenjë të përbashkët krenarie kombëtare.
Prania e personaliteteve të shquara, përfshirë ambasadorë, krijues e veprimtarë, si dhe nderimi i figurave që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për kombin, e shndërroi Langenthalin në një hapësirë kujtese, shprese dhe besimi. Ishte një mbrëmje që foli shqip, ndjeu shqip dhe la gjurmë në zemrat e të gjithë atyre që besojnë se identiteti ynë jeton përmes kulturës, fjalës dhe veprës së mirë.
Për momentet e bukura foto dhe inqizime si gjithmonë u kujdes profesionisti z.Daut Luboja nga studio Ardi.

Për të organizuar një program të këtij niveli nevojitet profesionalitet, këmbëngulje, përkushtim dhe ndihmë që fatmirësisht nuk mungoj nga miq të shumtë, por para se gjithash nevojitet disciplinë e fortë e mendjës dhe zemrës, e shtyrë nga forca e brendshme shpirtërore e që është Vullneti.
Për Dashnimi Hebibin që nuk e njeh fjalën ego dhe me një Empati gjithëpërfshirëse që i buron nga zemra e madhe, përkundër mundit dhe lodhjes pa dyshim se ishte shumë e lehte buzqeshja, mikpritja e ngrohtë, respekti, dhe dashamirësia. Urime e suksese të tjera.
Foto nga Daut LUBOJA, Zvicër




