POSTIMET E FUNDIT

Kujtim për gjigantin e madh të kombit: Magjistër Halil Alidemaj

Nga Sali Sefa – ish-konsull i Republikës së Kosovës në Cyrih, ish i burgosur politik, diplomat në karrierë dhe doktor i mjekësisë

Një rrëfim nga burgu i Prishtinës, pranverë 1984

Ishte fillimi i prillit të vitit 1984. Na e sollën darkën e famshme në dhomën nr. 24, në burgun e qarkut në Prishtinë. Papritmas u hap dera e hekurt. Mendova se ishin ata të zinjtë… por jo. Një burrë në moshë, me një uniformë që nuk e kisha parë më parë, e futën në qelinë tonë dhe e mbyllën derën me zhurmë. Na përshëndeti me krenarinë e një burri, me një ton më të lartë se ai me të cilin bisedonim ne brenda.

Na përqafoi të gjithëve dhe zuri vend. Si zakonisht, unë u ula në qoshen e dhomës, e cila nuk kishte as 10 metra katrorë. Kur e hoqi kapelën dhe pallton, m’u duk më i ri. E kisha parë diku, por nuk po më kujtohej ku.

Vështrimi i shkoi te pjatat: komposto kumbullash, ( hashav kumbullash)ku mbi lëngun vlonin krimba. Ai qeshi me të madhe dhe tha: “Largojini anash e mos i shikoni. Hani, se na duhet forca!” Mendoja me vete: si nuk po më kujtohet ky njeri? Na shikonte një nga një derisa hëngrëm. Ishim katër veta, tani u bëmë pesë. E analizova shpejt: trup sportisti, rreth 1.80 i gjatë, flokët e rralluar i jepnin pamjen e një intelektuali të fortë.

Unë isha i rraskapitur nga hetuesia,më vërejti menjëherë, duart e bokserit që më ishin bërë nuk përkonin më trupin tim!

“Më sollën nga burgu i Pozharevcit,” tha. Në atë çast u përqafuam për herë të dytë. “Profesor, a je ti?” “Po,” tha, “unë jam.” Edhe Milazimi një i burgosur tjetër e njohu!. Profesori dinte goxho shumë për të ,dhe për familjen e tij. Pak më vonë e fikën dritën ,ishte koha për të fjetur.

Ai më tha: “Unë flej pranë teje.” Por atë natë nuk fjetëm. Nuk flinim as netëve tjera!Hidhnim batanijen mbi kokë për mos me na ndegjuar dhe biseduam deri në mëngjes. Kështu, në atë dhomë të vogël e të pa rëndomtë u njoha me Gjigantin Kombëtarë, Magjistër Halil Alidemaj,njeriun e legjendave. Atë natë i kishin sjellë sa për farsë,për rigjykim grupin e intelektualëve: Ukshin Hoti ishte në dhomën nr. 26, Halil Alidemaj në nr. 24, dhe Ekrem Kryeziu një kat më poshtë. Edhe pse në rigjykim, dënimet nuk ua zbutën,kjo nuk kishte rëndësi për ta. Profesori, siç e quaja, thoshte: “Vetëm një gjë nuk do të doja ,të më kthejnë atje, ne Pozharevc,sepse atje do të më likuidojnë.” Për mua, ai ishte shpëtimi. Më ngriti moralin në qiell.

Më këshillonte e më përgadiste për hetuesi. Edhe Ragip Sollovën e vlerësonte,Nuk flinte kurrë,priste deri kur po më sillnin nga torturat që zgjatnin deri në orët e para të mëngjesit. Ishte njeriu më i fortë që kam njohur ndonjëherë,trim mbi trima. Megjithatë, një natë ia pashë lotin. “Çfarë të kanë bërë kështu këta derra?” Pyeti me një ofshamë që buronte nga thellësia e shpirtit të një atdhetari të pa lëkundur! U përpoq ta fshehte lotin,por nuk mundi, më trathtoj tha!!! Bisedonim për gjithçka: për familjen, për jetën, për veprimtarinë. Nga rrëfimet e tij, ndihesha sikur njihja me vite familjen e tijë,Teutën dhe fëmijët edhe pse pa i njohur më parë. Më tregonte për studentët që banonin në shtëpinë e tij pa pagesë, me kusht që të kishin notën mesatare mbi 9.!

Por mbi të gjitha, tema jonë ishte Kosova,studentët, intelegjenca, populli dhe e ardhmja e deri Bashkimi Kombëtar. “Duhet të lexojmë dhe të mësojmë shumë,” thoshte. “Duhet ta njohim historinë tonë kombëtare. Për ta,” shtonte, duke iu referuar armiqve, (për serrbët)“duhet të dimë gjithçka edhe „sa lugë ata në kroshe i kanë.“ Kaloi koha dhe mora aktakuzën. E lexoj disa herë. U mërzit pak, por më tha i bindur me guxim dhe i sigurtë: “Këta kurrë nuk mund të na dënojnë sa ne mund të mbajmë burg. Kot e kanë.” Fliste hapur, nuk i trembej syri,në shëtitore, në korridoret e burgut. Kollitej me zë të lartë që shokët të kuptonin se ishte aty dhe të mbaheshin të fortë.

Kur më caktuan gjyqin për qershor, më tha: “Tani duhet të përgatitemi.” Nga ky burrë pata fatin jetësor të mësoj shumë. Pas takimeve të shumta jashtë burgut, patëm edhe një tjetër të mbushur mbushur me dhimbje. Shkuam për ngushëllime për vrasjen e Afrimit. Heroit të Kombit Afrim Zhitia!Shtëpia ishte plot me njerëz. Baca Osman mungonte. U ula në mendime të thella. Papritëmas dikush më preku në supe! “Kokën lart,” më tha.Trimat lindin, vriten por nuk vdesin! Ishte sërish Halil Alidemaj. Nuk e kisha parë , por ai ishte aty, u ngrit nga vendi dhe erdhi duke më ngushëlluar mua dhe të gjithë të tjerët. Sot thonë se kanë kaluar tri dekada që nga vdekja e tij, dhe pak më pas edhe e Teutës. Por për mua,Heroi im :Halil Alidemaj nuk ka vdekur. Ai ka vetëm ditëlindje.

Ai jeton dhe do të jetojë për aq kohë sa jetoj emri që e përsëriste shumë shpesh: me mendje

me zemër dhe me gjoks:

Bashkim Kombëtar.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB