3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kryetarja e AMA-s apel prindërve dhe adoleshentëve: Kujdes ndaj sfidës së “Spiderman” në TikTok

Duhet ti lexosh

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi i bëri apel prindërve dhe adoleshentëve të kenë kujdes ndaj një sfide të publikuar në TikTok.

Dhjetëra adoleshentë në Rumani kanë pësuar fraktura dhe trauma të rënda pas një tendence në TikTok të quajtur, “Sfida e Supermenit”.

Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur, ose jo, nga miqtë. Nga “loja” e rrezikshme brenda një dite, kanë përfunduar në spital me trauma të rënda, mbi 20 adoleshentë. Në një postim në rrjetet sociale Krasniqi këshillon prindërit të bëjnë kujdes dhe t’u shpjegojnë fëmijëve tuaj rrezikun që fshihet pas tendencave të tilla online.

“Fëmijë dhe adoleshentë mos bini pre e sfidave të tilla. Përveçse rrezikoni shëndetin dhe, shpesh jetën, nuk ka asgjë argëtuese në to”, thekson Krasniqi./ Sipas ATSH / rtsh.al /

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit