1.8 C
Zurich
Tuesday, December 16, 2025
spot_img
spot_img

Kryeparlamentari Gashi pjesëmarrës në hapjen e Doha Forum 2025 në Katar

Duhet ti lexosh

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të edicionit të 23-të të Doha Forum në Katar, një prej ngjarjeve më të rëndësishme diplomatike në nivel global.

Në Katar, pata nderin të marr pjesë në hapjen zyrtare të edicionit të 23-të të Doha Forum,” shkruan Gashi, duke e cilësuar këtë aktivitet si “një ngjarje të jashtëzakonshme nën patronatin e Emirit të Katarit, Sheikut Tamim bin Hamad bin Thani”. Ai theksoi rëndësinë e forumit, të cilin e vlerësoi si “një platformë të rëndësishme globale për dialog, diplomaci dhe ide të reja drejt një bote më të drejtë dhe më të qëndrueshme”.

Sipas kryeparlamentarit, Doha Forum mbledh liderë politikë, ekspertë dhe personalitete nga e gjithë bota me qëllim diskutimin e sfidave globale dhe kërkimin e zgjidhjeve inovative. Gjatë qëndrimit në Katar, Gashi pritet të zhvillojë edhe takime dypalëshe, në funksion të thellimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimit të prioriteteve strategjike të vendit./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme