Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se rruga e re që lidh Shkodrën me Malin e Zi përmes rrugës Shirokë – Zogaj – Kufi, po shkon drejt përfundimit dhe pritet të “bashkojë ofertat turistike të dy zonave dhe do t’i japë një hov të ri zhvillimit të turizmit.”
Rama, në një postim në Facebook, ka thënë se tashmë kjo rrugë pritet të ofrojë më shumë askses, më shumë vizitorë dhe më shumë mundësi për komunitetin lokal.
Drejt përfundimit rruga e re që lidh Shkodrën me Malin e Zi përmes rrugës Shirokë – Zogaj – Kufi, një investim që do të bashkojë ofertat turistike të dy zonave dhe do t’i japë një hov të ri zhvillimit të turizmit.
Më shumë akses, më shumë vizitorë dhe më shumë mundësi për komunitetin lokal”, ka shkruar kryeministri Rama në Facebook./BS




