4.1 C
Zurich
Thursday, November 20, 2025
spot_img
spot_img

Kryeministri Rama mbron rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së

Duhet ti lexosh

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur me forcë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke argumentuar se vendi e meriton anëtarësimin sa më shpejt të jetë e mundur pas një dekade reformash. Në një intervistë për Euronews, Rama u përqendrua te objektivi i vitit 2030 si një datë e mundshme pranimi, por u ndal edhe te kritikat e Komisionit Evropian për krimin e organizuar.

Rama e pranoi se krimi dhe korrupsioni janë çështje serioze, por theksoi se ato nuk janë ekskluzive për Shqipërinë.

“A kemi probleme me krimin e organizuar? Po, por kush nuk ka? Shikoni këtë qytet (Brukselin). Ky është një shembull tjetër. Por ka edhe gjëra të shkëlqyera. Më parë njerëzit mendonin se Shqipëria ishte kjo gropë e mjerë në mes të Evropës, tani e shohin atë si pjesë të mozaikut evropian,” tha Kryeministri në programin “The Europe Conversation”.

Transformimi dhe potenciali

Duke siguruar mandatin e katërt si kryeministër vitin e kaluar, Rama u shpreh se vendi ka kaluar nëpër një transformim të thellë, duke e cilësuar BE-në si një “perandori e mirë” që garanton lirinë dhe sundimin e ligjit.

Ai shtoi se Komisioni Evropian e ka njohur këtë proces reformash dhe se Shqipëria, me vetëm 2.3 milionë banorë, mund të përthithet lehtësisht nga blloku, si nga aspekti i popullsisë ashtu edhe nga ndikimi ekonomik.

Megjithatë, Rama iu përgjigj drejtpërdrejt raportit të Komisionit të muajit të kaluar, i cili theksonte nevojën për të forcuar përpjekjet kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Mbrojtja e marrëveshjes me Italinë

Një pjesë e intervistës iu dedikua marrëveshjes së vitit 2023 me Italinë për strehimin e qendrave të migracionit. Rama e mbrojti marrëveshjen dypalëshe, pavarësisht kritikave ndërkombëtare për shkelje të mundshme të parimeve të ligjit të azilit dhe humbje të sovranitetit.

Duke theksuar marrëdhënien e ngushtë me Kryeministren italiane Giorgia Meloni, Rama e justifikoi vendimin.

“Italia na kërkoi. Dhe kur Italia kërkon, ne gjithmonë themi po,” shtoi ai. “Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace.”

Rama përjashtoi mundësinë e zgjerimit të “modelit shqiptar” të strehimit të migrantëve edhe në vende të tjera, edhe pse sistemi është propozuar si opsion nga shtete të tjera anëtare, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit