-0.4 C
Zurich
Friday, November 21, 2025
spot_img
spot_img

Kryeministri Rama kritikon steriotipet për familjet shqiptare në Britani

Duhet ti lexosh

Kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e çeljes së Vitit Akademik 2025-2026 të Kolegjit të Europës, dha një mesazh të fortë mbi sfidat dhe vizionin e projektit europian. Ai e cilësoi Shqipërinë si një nga vendet e rralla ku “ëndrra europiane është ende e freskët dhe e pa deformuar”, ndërsa kritikoi stereotipet dhe përdorimin politik të emigracionit shqiptar në disa vende të BE-së.

Rama theksoi se besimi i shqiptarëve tek Europa mbetet i palëkundur, duke paralajmëruar se çdo ngërç në procesin e zgjerimit nuk përfaqëson vetëm një vonesë politike, por një sinjal rreziku për të ardhmen e kontinentit. “Kemi këtu një pikë horizonti mes asaj se çfarë Europa është dhe çfarë Europa duhet të bëhet.

Nuk mund të imagjinoja që një vend kaq simbolik. Shqipëria është një vend shumë i rrallë në Europën e sotme, ku ëndrra Europiane është ende e freskët, ende e paburokratizuar, ende e pa katandisur. Besimi për Europën është kaq i lartë, saqë edhe një veteran i Europës nuk bën dot asgjë, po s’u s kuq si një adoleshent.

Një ministër europian, i Britanisë, zgjedh që të veçojë 700 familje shqiptare për të fituar pikë politike atje. Faktet janë interesnte, që nga viti 2022 emigracioni i paligjshëm është i papranishëm. Shqiptarët atje janë kontribuues. Zgjerimi dështon kurdoherë që steriotipet lulëzojnë. Nëse Shqipëria beson thellësisht tek projekti europian, është se ne e dimë nën lëkurë se nga çfarë ju ruan dhe ju shpëton Europa.

Ne kuptojmë terrin që vjen, kur  një vend veçohet nga rrjedha e gjakut. Ja pse kur zgjerimi mbetet në vend, nuk shohim vetëm vonesë politike, shohim vetëm një paralajmërim”, tha kryeministri Rama, transmeton oranews.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit