2.6 C
Zurich
Wednesday, January 28, 2026
spot_img
spot_img

Kriza e autorësisë në kohën e zhurmës

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Sa keq është kur sheh se si idetë e tua vidhen dhe vishen me emra të huaj, sikur mendimi të mos kishte autor. Edhe kur janë publike, përvetësimi mbetet vjedhje — vetëm se bëhet më i ndyrë, më i heshtur, më i paskrupullt. Çfarë tmerri kohe! Nëse munden, ta marrin fjalën; nëse guxojnë, ta marrin edhe zemrën.

Jetojmë në një kohë të pistë, ku çdo kalavesh shitet si dijetar, ku zhurma maskohet si mençuri dhe kopja shitet si origjinal. Të vegjlit bërtasin fort që të duken të mëdhenj, ndërsa të zbrazëtit mbushin hapësirën publike me fjalë të huazuara, ide të ricikluara dhe mendime pa bosht.

Deri kur kështu, more?

Deri kur mediokriteti do të vishet si virtyt, e paturpësia do të shitet si zgjuarsi? Deri kur do të duartrokitet ai që përsërit, ndërsa do të heshtet ai që krijon?

Edhe maçorri, kur e sheh veten në pasqyrë, i duket vetja luan. Por pasqyra nuk jep forcë, as madhështi. Ajo vetëm mashtron sytë. Sepse luan nuk të bën pamja, por karakteri — dhe karakteri nuk vidhet dot. / HelveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme