Përfaqësuesja e Kosovës nuk mund të ballafaqohet me Bosnjë dhe Hercegovinën, as me Serbinë, në garat e UEFA-s.
Sipas sqarimit, Kosova nuk mund të bjerë në të njëjtin grup me Bosnjë dhe Hercegovinën në kuadër të Ligës së Kombeve në futboll.
Shorti për fazën e grupeve do të hidhet më 12 shkurt në Bruksel.
Kosova do të jetë e pozicionuar në vazon e katërt, së bashku me Suedinë, Maqedoninë e Veriut dhe Irlandën e Veriut.
Në fazën e grupeve, “Dardanët” do të përballen me nga një kombëtaret nga tri vazot e para, por përjashtohet mundësia e shortit me Bosnjë dhe Hercegovinën.
“Bazuar në vendimet e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të vlefshme në kohën e hedhjes së shortit, ekipet që nuk mund të jenë në një grup, janë: Bosnjë-Hercegovina (Liga B, vazo 2) – Kosova (Liga B, vazo 4).
Përballjet e tjera të ndaluara nuk mund të ndodhin për shkak se ekipet përkatëse nuk luajnë në të njëjtën ligë”, shkruan në njoftimin e UEFA-s./Bsot




