7.5 C
Zurich
E premte, 6 Shkurt, 2026
spot_img
spot_img

Kosova në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026 me dy skiatorë

Duhet ti lexosh

Sot kanë nisur Lojërat Olimpike Dimërore “Milano–Cortina 2026”, të cilat do të zgjasin deri më 22 shkurt, duke sjellë emocione të veçanta për sportdashësit në mbarë botën. Në Kosovë, teleshikuesit do të kenë mundësi t’i ndjekin nga afër këto lojëra, pasi Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) do të transmetojë ekskluzivisht ceremoninë hapëse dhe garat, me mbi 125 orë program të dedikuar.

Kosova do të përfaqësohet në këtë edicion olimpik nga dy skiatorë: Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj. Edhe pse një ekip i vogël në numër, përfaqësuesit kosovarë synojnë paraqitje dinjitoze dhe rezultate që do të shënonin hapa përpara për skijimin kosovar në arenën olimpike.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e këtyre lojërave për sportin kosovar, duke vënë në pah përkrahjen e vazhdueshme për sportistët. “Jemi munduar që gjatë gjithë këtyre viteve, së bashku me Federatën e Skijimit, t’i përkrahim sportistët tanë me bursa olimpike dhe kampe stërvitore, të cilat e dimë se nuk janë aspak të lehta”, ka deklaruar Krasniqi.

- Reklama -

Edhe kryetari i Federatës së Skijimit të Kosovës, Milaim Kelmendi, ka folur me optimizëm për përgatitjet e ekipit, duke theksuar se sportistët kosovarë nuk kanë qenë kurrë më të përgatitur për një Olimpiadë Dimërore sesa për Milano–Cortina 2026.

Skiatorja Kiana Kryeziu, e cila ka përvojë nga Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, ka shprehur ambicien për të realizuar një paraqitje sa më të mirë në tri disiplinat alpine ku do të garojë. Ndërkohë, Drin Kokaj, që po debuton në një Olimpiadë Dimërore, ka theksuar vendosmërinë për të dhënë maksimumin dhe për ta përfaqësuar Kosovën me krenari.

Për Kosovën, pjesëmarrja në Milano–Cortina 2026 përbën jo vetëm një sfidë sportive, por edhe një mundësi të rëndësishme për promovimin e sportit dimëror dhe ngritjen e vazhdueshme të nivelit olimpik të vendit, transmeton rtk.

- Advertisement -

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme