0 C
Zurich
Sunday, November 23, 2025
spot_img
spot_img

Kosova nderohet me Çmimin e Ekselencës `Rising Star` për turizëm

Duhet ti lexosh

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Turizmit të Rumanisë, Travel Pro, ka nderuar Kosovën me Çmimin e Ekselencës “Rising Star” për vitin 2025, duke e renditur si një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë në hartën evropiane të turizmit.

“Duke shfaqur videon “Kosova në 1 minutë”, në përshkrimin e bërë para të pranishmëve dhe në motivacionin zyrtar të çmimit, organizatorët vlerësuan Kosovën për guximin, energjinë dhe frymën e re që po sjell në tregun turistik të rajonit.

“Kosova vlerësohet me këtë çmim për guximin dhe energjinë e një destinacioni që sapo ka filluar udhëtimin e tij dhe që tashmë po lë gjurmë në hartën e turizmit evropian. Hap pas hapi, Kosova po bëhet një simbol i hapjes, mikpritjes dhe frymës së re të Ballkanit”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Sofje.

Tutje theksohet se në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Travel Pro Stars 2025” morën pjesë diplomatët e ARKSS, Bujar Deskaj dhe Bekim Misini, të cilët falënderuan organizatorët për ftesën dhe vlerësimin e dhënë.

“Ky çmim është një vlerësim i mikpritjes tradicionale, trashëgimisë kulturore, si dhe përpjekjeve të përbashkëta të institucioneve, sektorit privat dhe komunitetit të turizmit për ta pozicionuar Kosovën në hartën ndërkombëtare të destinacioneve turistike”.

“Eventi u zhvillua në Bukuresht, në kuadër të panairit ndërkombëtar tradicional “Romexpo”, i cili mblodhi personalitete të njohura të sektorit të turizmit, gazetarë profesionistë dhe përfaqësues të destinacioneve kryesore evropiane e botërore”.

Drejtuesit e asociacionit “Travel Pro”, kanë realizuar një vizitë në Kosovë në muajin shtator të këtij viti ku kanë takuar drejtuesit e KIESA-s dhe UTK-së me të cilët kanë diskutuar për potencialin turistik të vendit, mundësitë për bashkëpunim dhe promovimin e përbashkët në tregjet ndërkombëtare, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit