POSTIMET E FUNDIT

Kosova model jo vetëm për Ballkanin

/ Nga Shaip KAMBERI

 (Kryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe Deputet në Parlamentin e Serbisë)

Me rastin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura dje, ju përcjell urimet më të sinqerta për një proces zgjedhor të suksesshëm dhe demokratik.

Pjesëmarrja juaj aktive në këtë proces është një dëshmi e përkushtimit tuaj ndaj vlerave demokratike dhe të ardhmes së vendit

Ky proces zgjedhor është shembull i pjekurisë politike dhe demokratike, jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit. Pavarësisht sfidave, qytetarët e Kosovës kanë treguar se besojnë në fuqinë e votës dhe në ndërtimin institucioneve demokratike.

Uroj që institucionet e reja të punojnë në interes të të gjithë qytetarëve, duke forcuar demokracinë, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal e posaçërisht në mbështetjen e pozitës së vështirë të Luginës së Preshevës .

Uroj secilën parti politike për rezultatet zgjedhore, e Vetëvendosjen si subjektin fitues të zgjedhjeve.

Kosova është model i shkëlqyer për demokracinë dhe stabilitetin në Ballkan, dhe këto zgjedhje janë një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.

 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB