4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik e kulturor me Arbëreshët në Itali

Duhet ti lexosh

Me synim ndërtimin e urave të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, priti sot në Prishtinë një delegacion arbëresh nga Kalabria.

Në përbërje të delegacionit ishin znj. Anna Madeo, Konsulle Nderi e Shqipërisë në Kalabri, z. Giuliano Conforti, zëvendëskryetar i Komunës së San Giorgio Albanese, përfaqësues të shoqatave tregtare italiane, përfaqësues të Kishës Arbëreshe dhe verëtarë të njohur nga Kalabria, transmeton KultPlus.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në turizmin kulturor e natyror, artizanat, inovacion, ndërmarrësi dhe zhvillimin bujqësor, përmes organizimit të misioneve të përbashkëta, panaireve dhe aktiviteteve të rrjetëzimit mes bizneseve të Kosovës dhe Kalabrisë.

Palët ranë dakord për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet agjencive KIESA dhe ARSAC, me fokus në projekte të përbashkëta në kulturë, turizëm dhe inovacion.

Delegacioni arbëresh gjatë vizitës në Kosovë do të zhvillojë takime edhe me institucione të tjera dhe do të marrë pjesë në festivalin e verës HardhFest në Rahovec, ku pjesëmarrja e verëtarëve arbëresh në vitet e ardhshme pritet të jetë një vlerë e shtuar për promovimin e traditave të përbashkëta, transmeton kplus.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit