Djelmoshat tanë treguan lojë të madhe duke triumfuar me rezultat 4:3 ndaj Sllovakinë në Bratisllavë, ku ishin mbi 22 mijë shikues të pranishëm.
Mijëra shqiptarë ishin në stadium ,ku me brohoritje besa – besë i dhanë zemër djelmoshave tanë.
Lojë e madhe e trimave tanë, nuk u ndalën për asnjë çast, ishin më të mirë dhe treguesi më i mirë është rezultati.
Sllovakia – Kosova 3:4
Stadiumi “Tehelne pole” në Bratisllavë.
Shikues: 22.000.
Gjyqtar: E. Eskas (Norvegjia).
Shënues: Valjent (6′), Haraslin (44′), Strelec – Hoxha (21′), Asllani (47′), Muslija (60′), Hajrizi (72′)..
lKartona të verdhë: Vavro, Valjent – Hajrizi, Dellova, Hoxha.
Slovakia: Dubravka, Valjent, Vavro, Obert, Hancko, Bero (Mraz 90′), Lobotka, Duda (Benes 83′), Sauer (Suslov 45′), Strelec dhe Haraslin (Tupta 83′).
Kosova: Muriç, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni, Vojvoda, Hoxha (Emërllahu 90′), Rexhbeçaj, Asllani (Zabërgja 73′), Muslija (Hadërgjonaj 89′) dhe Muriqi (Rrahmani 90′).
Kosova është në finalen e play-off-it ku të martën e 31 marsit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të ndeshet me Turqinë.
fituesi i kësaj ndeshje shkon direkt në Kampionatin Botëror.
Mbrojtja e Kosovës nuk reagoi si duhet në minutën e 6-të, futbollisti Martin Valjent shënoi me kokë në këndin e epërm të majtë, 1:0.
Lojë me rivalitet. Veldin Hoxha me goditje të bukur nga 17 metra e shtang portierin sllovak, topi futet në këndin e poshtëm të djathtë,1:1 pikërisht në minutën e 21-të.
Në minutën e 38-të, Lukas Haraslin (Sllovakia) goditi fuqishëm nga 16-17 metra dhe topi përplaset në shtyllën e jashtme të djathtë.
Në minutën e 44-të, Lukas Haraslin (Sllovakia) dëshmon se është një ekzekutues i shkëlqyeshëm i goditjeve të dënimit pasi gjen rrjetën me një gjuajtje nga 20 metra (anash 16-shit) që shkon drejt e në këndin e poshtëm të majtë!
Në minutën e 47-të Mërgim Vojvoda harkoi me mjeshtri, ndërsa Fisnik Asllani në stilin gjerman shokon vendasit, shënoi me kokë në këndin e epërm të majtë, 2:2
Në minutën e 50-të, Kosova dëmtohet rëndë për një penallti nga gjyqtari norvegjez. Një lojtar sllovak luajti me dorë, gjyqtari nuk e shikon as VAR-in.
Në minutën e 60-të, futbollisti Florent Muslija ashtu si i ka hije, nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, goditi me mjeshtri në këndin e poshtëm të djathtë duke shoikuar portieri Dubravka, 2:3.
Në minutën e 72-të Vedat Muriqi e nisi veprimin, Albian Hajdari gjuajti, goditje e të cilit e priti portieri Dobravka, por u kthye të Kreshnik Hajrizi ku me goditje si raketë realizoi nga afërsia në këndin e djathtë të epërm, 2:4.
Në minutën e 90+4 Strelec realizoi për 3:4.
Selektori Franco Foda ka ndërtuar një ekip të frikshëm dhe sonte dëshmoi me fitore të madhe./K.Goca/BS




