0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kosova e Serbia pajtohen për zbatim të deklaratës për personat e zhdukur

Duhet ti lexosh

(E plotësuar, ora 18:10) Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi, pas përfundimit të takimit, tha se në takimin trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ka pajtim për zbatim të plotë të deklaratës për personat e zhdukur.

“Jemi marrë vesh që të pranohet versioni i dhjetorit i termave të referencës së komisionit të përbashkët, kur Serbia kishte paraqitur pengesat dhe si duket i ka tërhequr ato, prandaj mendoj se tani mund të ecim tutje ku gjatë muajit të ardhshëm do të mbahet mbledhja e parë e këtij komisioni të përbashkët”, tha ai.

Sipas tij, ka premtime nga ana e Serbisë se nuk do të ketë tendenca për pengimin e punës së këtij komisioni përmes makinerive që ata dinë t’i zbatojnë.

Bislimi tha se Lajçak ka dënuar sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit dhe po ashtu ka treguar që BE është e gatshme të ndihmojë në hetimin e plotë të këtij rasti.

Ai tha se në takimin bilateral janë trajtuar edhe tema të ndryshme, p.sh. IBM.

Përfundoi takimi trepalësh në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Nis takimi Bislimi-Petkoviq me ndërmjetësimin e BE-së

(Plotësuar, 15:20) Ka nisur takimi mes kryenegociatorëve nga Kosova e Serbia, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq me ndërmjetësimin e BE-së.

Ky takim trelateral BE-Kosovë-Serbi po mbahet pas gati rreth dy muajsh nga ai i fundit që kishin kryenegociatorët në tetor e që kishte përfunduan pa rezultate.

Bashkimi Evropian ditë më parë, kishte konfirmuar pjesëmarrjen e të dyja palëve duke thënë se dhe se aty do të shqyrtojnë një sërë çështjesh, përfshirë atë për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, u takuan herën e fundit në tetor, ku nuk u arrit ndonjë rezultat konkret drejt zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit