1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kosova do të përballet me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë e Shqipëria me Serbinë, Anglinë, Andorrën dhe Lituaninë

Duhet ti lexosh

/ Cyrih, 13 dhjetor / 

Kualifikueset e Botërorit 2026:

Kujtojmë se nga 13 përfaqësuese, këtë herë do të jenë 16 nga Europa në Botëror. Shqipëria është në grupin K, ndërsa Kosova në grupin B. Botërori 2026 në futboll do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Edhe Kosova dhe Shqipëria kanë grupe të vështira.

Sot në Cyrih është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet evropiane të Kupës së Botës 2026. Kosova është tërhequr në Grupin B, ku janë katër ekipe. Krahas Kosovës në këtë grup janë edhe Zvicra, Suedia dhe Sllovenia. Zgjerimi i numrit të pjesëmarrësve në Botërorin e vitit 2026 ka bërë që të rritet edhe numri i vendeve për ekipet anëtare të UEFA-s, nga 13 në 16. Faza e grupeve kualifikuese do të fillojë në mars 2025 dhe do të përfundojë në nëntor 2025.

Formati i këtyre kualifikimeve është me 12 grupe me katër ose pesë ekipe, e ku fituesit e grupeve do të sigurojnë një vend në Kupën e Botës. Katër vendet e mbetura do të vendosen më pas në mars 2026 në një ‘play-off’ të UEFA-s me 16 ekipe që përfshin 12 skuadrat e pozitave të dyta të fazës së grupeve dhe katër fituesit më të mirë të grupeve të Ligës së Kombeve 2024-2025, të cilët as nuk janë kualifikuar drejtpërdrejt në Kupën e Botës si fitues të grupeve dhe as nuk hyjnë në ‘play-off’ si nënkampione në grup, njofton ffk-kosova. Ndeshjet do të zhvillohen në 10 ditë ndeshjesh gjatë pesë pushimeve ndërkombëtare. Këto pushime ndërkombëtare janë 21-25 mars, 6-10 qershor, 4-9 shtator, 9-14 tetor dhe 13-18 nëntor.  Finalja do të mbahet në New York më 19 korrik 2026

Grupi A

Fituesi i çerekfinales mes Gjermanisë apo Italisë në Ligën e Kombeve

Sllovakia

Irlanda Veriut

Luksemburgu

Grupi B
Zvicra
Suedia

Sllovenia

Kosova

Grupi C
Kombëtarja që humb nga ndeshja Portugalia – Danimarka në çerekfinalen e Ligës së Kombeve

Greqia

Skocia

Bjellorusia

Grupi D

Fituesi i ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kombeve, Franca – Kroacia, do të jetë në Grupin D.

Ukraina

Islanda

Azerbajxhani

Grupi E

Fituesi i ndeshjes çerekfinale Spanja – Holanda, do të jetë pjesë e Grupit E.

Turqia
Gjeorgjia

Bullgaria

Grupi F

Fituesi i çerekfinales së Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Danimarkës, do të jetë në Grupin F.

Hungaria
Republika e Irlandës

Armenia

Grupi G
Humbësi i ndeshjes Spanja – Holanda në çerekfinale të Ligës së Kombeve do të jetë në Grupin G.

Polonia

Finlanda

Lituania

Malta

Grupi H 
Austria
Rumania
Bosnja

Qipro

San Marino

Grupi I 
Të rezervuara për fituesit

Norvegjia

Izraeli

Estonia

Moldavia

Grupi J 
Belgjika
Uellsi

Maqedonai e Veriut

Kazakistani

Lihteshtejni

Grupi K
Anglia
Serbia

Shqipëria

Letonia

Andorra

Grupi L

Kombëatrja që humb në çerekfinalen Franca – Kroacia, do të garojë në Grupin L.

Çekia

Mali i Zi

Ishujt Faroe

Gjibraltari

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit