0.2 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Kosova dhe SHBA-ja përgatisin marrëveshjen kornizë në fushën e mbrojtjes

Duhet ti lexosh

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, gjatë vizitë në SHBA u pritën në takim nga ndihmës-Sekretari i Shtetit, Alexander Kasanof në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim u ritheksua rëndësia vazhdimit të mbështetjes së diplomacisë amerikane në aspiratën e vendit tonë për integrim në strukturat euro-atlantike, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në ‘këtë kontekst u diskutua edhe për bashkëzbarkimet e planifikuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione ndërkombetare me trupat amerikane, që përveç aspektit të rritjes së ndërveprueshmërisë në aspektin ushtarak, do të ketë ndikim pozitiv edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë’. Gjithashtu ministri Ejup Maqedonci, pas pritjes që i është bërë në Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, ka bërë të ditur se është diskutuar për realizimin e marrëveshjes kornizë në fushën e mbrojtjes. E në njoftimin për këtë takim, që e ka bërë Ministria e Mbrojtjes, theksohet se kjo marrëveshje “do të hapë mundësi të reja në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit