Një lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës! Sot, në kryeqytetin amerikan, u nënshkrua marrëveshja historike për heqjen e ndërsjellë të vizave mes Kosovës dhe Bahamasit. Ky moment vjen pas njohjes së Kosovës nga Bahamas dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në muajin dhjetor. Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Bahamasit, Davis, kanë theksuar se heqja e vizave përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.
“Ky është një hap i rëndësishëm që afron qytetarët tanë me njëri-tjetrin dhe forcon lidhjet mes popujve tanë,” deklaroi Presidentja Osmani gjatë ceremonisë në Washington. Marrëveshja lehtëson udhëtimet, promovon turizmin dhe zgjeron mundësitë për bashkëpunim ekonomik dhe kulturor.
Reagimi i Presidencës:
Një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës!
Sot, në Washington, D.C., u nënshkrua marrëveshja për heqjen e ndërsjellë të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bahamasit.
Pas njohjes nga Bahamas dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në muajin dhjetor, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Davis u dakorduan se ky do të ishte hapi i radhës. Ky hap dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës e Bahamas dhe, mbi të gjitha, për forcimin e lidhjeve mes qytetarëve tanë, duke i afruar ata edhe më shumë me njëri-tjetrin./BS




