0.2 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

`Kosova Anthropologica` pranohet në databazën e njohur botërore

Duhet ti lexosh

Revista `Kosova Anthropologica` që botohet nga Departamenti i Antropologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës ka hyrë në databazën Directory of Open Access Journals (DOAJ).

Databaza DOAJ-it, e tipit të hapur, ku punimet shkencore dhe revistat mund të lexohen pa pagesë, është ndër më të rëndësishmet e këtij lloji në botë.

Kryeredaktori i „Kosova Anthropologica”  Arsim Canolli, pranimin në DOAJ, e vlerësoi hap të rëndësishëm jo veç për revistën, por edhe për antropologjinë kosovare dhe Universitetin e Prishtinës.

Ai falënderoi komisionin vlerësues të databazës së njohur që vendosi t’i thotë po aplikacionit të revistës kosovare që boton hulumtime në fushën e antropologjisë.

“Në Directory of Open Access Journals (DOAJ) janë të vendosura 21 mijë e 296 revista shkencore me mbi 10 milionë artikuj. Numri më i ri i revistës „Kosova Anthropologica”, i publikuar në dhjetor 2024, i kushtohet jetës së dikurshme në Dardani”, njofton Universiteti i Prishtinës.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit