POSTIMET E FUNDIT

Konsulli i Përgjithshëm Afrim Nura merr pjesë në aktivitetin e Këshillit Ekonomik të Bavarisë në Mynih

Siç mëson helveticALForum.ch, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Mynih, z. Afrim Nura, mori pjesë në aktivitetin e radhës të Këshillit Ekonomik të Bavarisë (Wirtschaftsbeirat Bayern), i cili u mbajt në hotelin prestigjioz “Bayerischer Hof” në Mynih.

Takimi mblodhi personalitete të larta nga fusha e politikës, ekonomisë dhe sigurisë, ku u diskutua mbi përgjegjësinë evropiane në fushën e sigurisë dhe mbi domosdoshmërinë e forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Evropës në një kontekst gjithnjë e më sfidues ndërkombëtar. Një moment i veçantë gjatë këtij aktiviteti ishte takimi i Konsullit të Përgjithshëm Nura me Gjeneralin në pension Klaus Naumann, një nga figurat kyçe të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Gjatë bisedës së zhvilluar në këtë rast, z. Nura shprehu mirënjohjen e tij të thellë për kontributin dhe mbështetjen e gjeneralit ndaj Kosovës, duke theksuar rolin e rëndësishëm që aleatët ndërkombëtarë kanë pasur në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Në kuadër të këtij organizimi, Konsulli i Përgjithshëm zhvilloi gjithashtu takime me personalitete të njohura dhe përfaqësues të biznesit nga Bavaria. Këto takime shërbyen si mundësi për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe për të promovuar potencialin e Kosovës për investime dhe partneritete të reja me komunitetin e biznesit bavarez. Pjesëmarrja në aktivitete të tilla përfaqëson një mundësi të rëndësishme për forcimin e lidhjeve institucionale dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për rritjen e pranisë dhe bashkëpunimit të Kosovës në rrjetet ndërkombëtare të politikës dhe biznesit, transmeton helveticALForum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB