6.3 C
Zurich
Sunday, February 1, 2026
spot_img
spot_img

Konsullata e Kosovës në Stuttgart forcon bashkëpunimin ekonomik me kompanitë gjermane dhe diasporën kosovare

Duhet ti lexosh

helveticALforum.ch

Stuttgart – Në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stuttgart, u zhvillua një takim i rëndësishëm me Drejtorin e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), z. Besik Vasolli, si dhe përfaqësuesit e kompanisë Bizmark, vëllezërit Atdhe dhe Krenar Çeku.

Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi mundësitë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe landit gjerman Baden-Württemberg, si dhe për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit mes kompanive gjermane, diasporës kosovare dhe bizneseve nga Kosova.

Përfaqësuesit e Konsullatës shprehën kënaqësinë për të mësuar më shumë rreth përvojës së suksesshme të kompanisë Bizmark në tregun gjerman, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe rritjes së investimeve të ndërsjella.

Ky takim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të avancuar diplomacinë ekonomike të Kosovës, për të nxitur investimet dhe për të krijuar mundësi të reja zhvillimi ekonomik për bizneset kosovare dhe partnerët gjermanë, transmeton Konsullata e Republikës së Kosovës në Stuttgart, përcjell helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme