-1.5 C
Zurich
Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Kongresmeni Keith Self kërkon llogaridhënie ndaj Serbisë për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Duhet ti lexosh

Gjatë një seance të mbajtur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, kongresmeni amerikan Keith Self prezantoi projektligjin e tij të titulluar Akti për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës, duke vënë në pah shqetësimet serioze lidhur me trajtimin e pakicave etnike nga autoritetet serbe, veçanërisht të shqiptarëve në jug të Serbisë.

Self theksoi se, përveç luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Ballkani Perëndimor mbetet rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë, ku tensionet ndërmjet qeverisë serbe dhe pakicës shqiptare vazhdojnë të paraqesin rrezik për stabilitetin rajonal. Si kryetar i Nënkomisionit për Evropën në kuadër të Komitetit të Punëve të Jashtme, ai rikujtoi se muajin e kaluar kishte drejtuar një seancë dëgjimore të fokusuar në promovimin e balancës dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij, kongresmeni përmendi shembuj konkretë të diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke veçuar praktikën e ashtuquajtur të “pasivizimit të adresave”. Sipas tij, kjo politikë ka çuar në tkurrjen drastike të komuniteteve shqiptare, veçanërisht në Medvegjë, ku numri i shqiptarëve ka rënë nga rreth 4,000 në vetëm 400–500 banorë.

Self nënvizoi se shqiptarët në këtë rajon përballen edhe me probleme të tjera serioze, përfshirë mohimin e sigurimit shëndetësor, pengesa për të zotëruar pronë, vështirësi në punësim dhe kufizime në të drejtën e votës. Ai shtoi se shkelje të tjera të raportuara përfshijnë refuzimin e Beogradit për të njohur diplomat dhe gradat e fituara në Kosovë, ndalimin ose pengimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, si dhe përdorimin e forcave të rendit për të marrë në pyetje, kërcënuar dhe frikësuar shqiptarët etnikë pa respektuar procesin e rregullt ligjor.

Sipas kongresmenit amerikan, këto akuza dëshmojnë nevojën që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol më aktiv në mbajtjen e Serbisë përgjegjëse për respektimin e të drejtave të njeriut. Ai theksoi se pakica shqiptare në Serbi duhet të gëzojë të njëjtat të drejta dhe mundësi që Serbia kërkon për pakicën serbe në Kosovë. Në një video të publikuar nga organizata Albanians for America, theksohet se anëtarët e Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve kanë adresuar shqetësimet e vazhdueshme për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të pakicave në jug të Serbisë, çështje që shpesh kanë mbetur jashtë vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar, transmetonrtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme