2.6 C
Zurich
Sunday, February 1, 2026
spot_img
spot_img

Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar

Duhet ti lexosh

Nga Bujar Leskaj

Kongresi i Lushnjes, i cili i zhvilloi punimet në 21- 31 janar 1920, mbetet padyshim ngjarja më e rëndësishme në historinë tonë kombëtare pas shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912. Nga ana simbolike kuvendi i Vlorës mbetet i pazëvendësueshëm, sepse realizoi Pavarësinë e Shqipërisë, ndërsa Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar. Kongresi i Lushnje i dha jo vetëm jetë parlamentarizmit shqiptar, por edhe evitoi një ndarje tjetër të trojeve shqiptare.

Kongresi i Lushnjes u shpreh për pavarësinë e plotë të Shqipërisë, duke kundërshtuar vendimin e fuqive të mëdha për ndarjen e Shqipërisë ndërmjet fqinjëve, shkarkoi Qeverinë e Përkohshme të Durrësit dhe delegacionin e saj në Konferencën e Paqes në Paris.

- Advertisement -

Senati e qeveria

Kryetar i Kongresit ishte Aqif Pashë Elbasani; nënkryetar Sotir Peci, sekretarë: Koço Kota dhe Ferid Vokopola. Kongresi i Lushnjes vendosi unanimisht rrëzimin e qeverisë së Durrësit, e njëkohësisht zgjodhi imzot Luigj Bumçin, Mehmet Konicën dhe Dr. Turtullin, si përfaqësues legjitimë të popullit shqiptar, në delegacionin e Konferencës së Paqes në Paris.

Në mbledhjen e katërt që u mbajt më 30 janar, kongresi zgjodhi si anëtarë të Këshillit të Lartë, Aqif Pashë Elbasanin, Luigj Bumçin, Abdi Toptanin dhe Dr. Mihal Turtullin. Ky Këshill do të ushtronte pushtetin ekzekutiv së bashku me qeverinë.

- Advertisement -

Pas kësaj u zgjodh dhe përbërja e qeverisë së re, e dalë nga ai kongres e cila kryesohej nga kryeministri Sulejman Delvina. Pas Sulejman Delvinës, në atë qeveri u zgjodhën dhe Eshref Frashëri, Zëvendëskryeministër dhe Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore; Ahmet Zogu, Ministër i Brendshëm, Mehmet Konica, Ministër i Punëve të Jashtme, Hoxhë Kadria, Ministër i Drejtësisë, Ndoc Çoba, Ministër i Financave, Sotir Peci, Ministër i Arsimit, Ali Riza Kolonja, Ministër i Luftës, Bajram Curri, ministër pa portofol, Hysen Vrioni, ministër pa portofol; Spiro Jorgo Koleka, ministër pa portofol.

Në mbledhjen e pestë që u mbajt më 31 janar pasdite, Kongresi zgjodhi anëtarët e Senatit dhe u vendos që delegatët të mos shpërndaheshin derisa qeveria të merrte në dorë frenat e shtetit. Pas kësaj mbledhje, atë pasdreke të 31 janarit të vitit 1920-të, kongresi u dha fund punimeve të tij, duke vendosur Tiranën, për kryeqytet të Shqipërisë.

Delegatët në Kongresin e Lushnjes

Berati: Iliaz Vrioni, Llambi Goxhomani

Skrapari: Hysen Nikolica

Mallakastra: Bektash Cakrani

Lushnja: Llazar Bozo, Sheh Ibrahim Karbunara

Fieri: Spiro Papa

Dibra: Dine Dema, Dine Nasuh Maqellara, Ramiz Daçi

Mati: Ahmet Zogu

Durrësi: Xhaferr Ypi

Shijaku: Hamit bej Toptani, Rexhep Jella

Kavaja: Irfan Ohri, Mytesim Këlliçi, Shazivar Alltuni

Tirana: Abdi Toptani

Elbasani: Kasëm Sejdini, Filip Papajani

Peqini: Aqif Pashë Elbasani, Adem Gjinishi

Gramshi, Dumreja, Sulova: Qazim Dyrmishi, Sali Ceka, Asllan Shahini.

Gjirokastra: Veli Harshova, Kiço Koçi

Libohova: Sezai Çomo

Përmeti e Këlcyra: Kasëm Radovicka, Spiro Qarroqi.

Delvina: Rasim Babameto

Tepelena: Dervish Seiti, Arshi Shehu

Korça: Eshref Frashëri, Kostaq Kota

Pogradeci: Selaudin Blloshmi, gjokë Ndika

Kolonja: Idhomene Kosturi, Sali Butka

Leskoviku: Faslli Frashëri, Beqir Rusi

Hasi e Luma: Eshtef Frashëri

Gjakova: Xhemal Beu

Gashi: Hasan Batusha

Shkodra: Xhemal Naibi, Mati Logoreci, Hoxhë Kadriu, Ndoc Çoba, Rexhep Shala, Ejup Sabri.

*(Në Kongresin e Lushnjes Vlora nuk pati delegatë, pasi ishte e pushtuar nga italianët.)

Senatorët në Kongresin e Lushnjes:

Abdurrahman Mati, Adem Gjinishi, Adem Peqini, Ahmet Resuli, Bajram bej Curri, Bektash bej Cakrani, Beqir bej Rusi, Dine bej Dibra, Dine Dema, Dhimitër Kacimbra, Fazlli Frashëri, Gjergj Koleci, Halim bej Çela, Hafiz Sabri, Hilë Mosi, Hysen Vrioni, Irfan bej Ohriti, Kiço Koçi, Kolë Thaçi, Koço Kotta, Llambi Goxhomani, Mytesim Këllici, Neki Ruli, Osman Lika, Qani Dishnica, Qazim Durmishi, Ramiz Daci, Rexhep Mitrovica, Sejfi Vllamasi, Spiro Papa, Shefqet Vërlaci, Thanas Çikozi, Veli bej Kruja, Visarion Xhuvani, Xhemal Shkodra, Xhemal Naipi, Ymer bej Shijaku. Senatorët e Vlorës të emëruar në Kongresin e Lushnjes: Spiro Koleka, Myqerem Hamzaraj (u zgjodh në Vlorë), Qazim Koculi dhe Sadullah bej Tepelena.

Rëndësia:

Kongresi i Lushnjes i tregoi botës se Shqipëria ishte e pandashme dhe e pavarur. Qeveria e Tiranës e dalë nga Kongresi i Lushnjes u njoh prej të gjithë shqiptarëve. Kongresi i Lushnjes me vendimet e tij i detyroi Fuqitë e Mëdha të hiqnin dorë nga copëtimi i Shqipërisë, ndërkohë që në 17 dhjetor 1920, Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve.

*Emrat e këtyre patriotëve kontribuues dhe themelues të shtetit shqiptar janë cituar nga burime të kohës dhe botime të Kuvendit të Shqipërisë. Kërkoj ndjesë në rast se në emra ka ndonjë pasaktësi. /GD

- Advertisement -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme