Më 5–6 dhjetor 2025, Tirana do të mirëpresë një nga ngjarjet më të rëndësishme akademike të vitit: Konferencën e parë Shkencore Ndërkombëtare “Shqipëria në Periudhën Bizantine”.

Ky aktivitet madhor organizohet nga:
Akademia e Shkencave e Shqipërisë,
Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë,
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë,
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave,
Shoqata Shqiptare e Studimeve Bizantine.
Kjo konferencë sjell së bashku mbi 45 kumtesa nga bizantologë të shquar ndërkombëtarë dhe vendas, duke e bërë atë një ndër takimet më të rëndësishme shkencore që i kushtohet trashëgimisë bizantine në vendin tonë.
5 dhjetor 2025 – Tirana International Hotel & Conference Center
6 dhjetor 2025 – Akademia e Shkencave, Salla “Aleks Buda”
Pjesëmarrja do të jetë fizike dhe online përmes platformës ZOOM:
ZOOM Link:
https://us02web.zoom.us/j/82417330802…
Meeting ID: 824 1733 0802
Passcode: 658103




