4.4 C
Zurich
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Koncert në Teatrin Metropol me muzikë të filmave shqiptarë

Duhet ti lexosh

Teatri Metropol hapi dyert për dy net me radhë në koncertin kushtuar muzikës së filmit shqiptar, duke sjellë në skenë tingujt që kanë shoqëruar disa prej veprave më të rëndësishme të kinemasë sonë.

Nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja dhe me interpretimin e orkestrës simfonike SinfoArt, publiku u përfshi në një atmosferë emocionesh, kujtimesh dhe nostalgjie.

Gjatë koncertit u interpretuan kolonat zanore që kanë bërë histori, duke rikthyer në vëmendje vepra të kompozitorëve të shquar shqiptarë.

Para një publiku të gjerë u interpretuan krijime të Çesk Zadeja nga “Skënderbeu – Suite”, muzika prekëse e Aleksandër Lalo për filmin “Dimri i fundit”, si dhe kompozimet e Robert Radojës në “Mëngjese lufte”.

Publiku dëgjoi gjithashtu veprat emblemë të Aleksandër Peçit për “Gjeneral Gramafoni”, meloditë e paharrueshme të Limoz Dizdarit nga “Rrugë të bardha” dhe “Mësuesja”, kompozimet plot ndjeshmëri të Hajg Zaharian nga “Besa e kuqe” dhe “Dora e ngrohtë”, si dhe kolona zanore e dashur e Agim Krajkës nga “Zonja nga qyteti”. Një vend të veçantë në program zunë edhe veprat e Kujtim Laros nga filmat “Liri a vdekje”, “Nusja dhe shtetrrethimi” dhe “Lulëkuqe mbi mure”, të cilat u pritën me duartrokitje nga publiku.

Koncerti u shndërrua në një mbrëmje homazh për muzikën e filmit shqiptar, duke i dhënë tingujve të njohur një frymëmarrje të re përmes interpretimit simfonik dhe duke dëshmuar vlerën e tyre të qëndrueshme në kujtesën kulturore shqiptare. A.K./TemA

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme