5.1 C
Zurich
Thursday, January 15, 2026
spot_img
spot_img

Komandanti i FSK-së realizon vizita zyrtare të rëndësishme në SHBA

Duhet ti lexosh

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po realizon vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në SHBA, gjenerallejtënant Jashari mori pjesë në organizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Iowa, ku vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe partneritetin dhe falënderoi zyrtarët shtetëror për mbështetjen e pakursyer që ofrojnë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi n% Facebook, pjesë e agjendës zyrtare ishte edhe vizita në shtëpinë e veteranëve të ushtrisë së SHBA-ve në Iowa. Gjatë kësaj vizite, Komandanti i FSK-së u njoh me aktivitetet, procedurat dhe rolin e rëndësishëm të këtij institucioni në mbështetje të veteranëve.

Në përfundim të vizitës, Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohje për të gjithë veteranët e ushtrisë amerikane që kanë kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë nëpër botë, veçanërisht për ata që kanë shërbyer në Kosovë./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme