0.8 C
Zurich
Wednesday, December 24, 2025
spot_img
spot_img

Kisha Katolike uron besimtarët për Krishtlindje

Duhet ti lexosh

Në prag të festës së Krishtlindjes, Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri kanë përcjellë një mesazh të përbashkët urimi për besimtarët dhe gjithë popullin shqiptar.

Të bashkuar në frymë vëllazërore, ata kanë zgjedhur që këtë vit t’i drejtohen së bashku me një thirrje dashurie, paqeje dhe shprese.

Në urimin e tyre, Ipeshkvijtë theksojnë se Krishtlindja është kujtesa e pranisë së Zotit mes njerëzve, veçanërisht në kohë pasigurie dhe vuajtjesh.

 “Zoti u bë njeri dhe banoi mes nesh. Krishtlindja na kujton se Zoti është pranë nesh, aq më tepër kur ka pasiguri dhe vuajtje. Gëzuar, Zoti ju bekoftë të gjithëve!”, thuhet në mesazhin e përbashkët.

Imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit, solli në kujtesë fjalët e profetit Izai, duke e përshkruar Krishtlindjen si përvojën e daljes nga errësira drejt dritës së madhe.

 “Kjo është përvoja e Krishtlindjes, përvoja e daljes nga një errësirë që prek njeriun deri në misterin e fundit, misterin e vdekjes. Zoti, përmes ofertës së tij, shndrit jetën tonë përballë grazhdit në Betlehem”, u shpreh ai, duke ftuar besimtarët të mbushin jetën me dritën hyjnore të Jezusit.

Imzot Gjergj Meta kujtoi ipeshkvin e ndjerë Simon Kulli, duke thënë se “jemi të sigurt që ai na uron Krishtlindjet nga qielli dhe lutet për ne”.

Ai nënvizoi rëndësinë e unitetit mes ipeshkvijve dhe mesazhin e përbashkët për popullin e Zotit në Shqipëri.

Imzot Giovanne Peragine solli një thirrje për solidaritet dhe hapje zemre, “Mos mendoni vetëm për veten, mos kërkoni të fitoni gjithçka vetëm për vete, por hapni dyert e zemrave tuaja edhe për të tjerët. Vetëm kështu Krishti do të lindë dhe do të qëndrojë përgjithmonë në jetën tonë.”

Ndërsa Imzot Ottavio Vitale theksoi rëndësinë e paqes dhe faljes,  “Të begatojmë familjet tona, të pranojmë me lutje e gëzim atë që po vjen. Nëse nuk jemi njerëz të paqes, si mund të themi se duam Zotin, nëse nuk jemi të gatshëm të falim ata që na ofendojnë?

Mesazhi i Ipeshkvijve të Shqipërisë për Krishtlindje është një thirrje e përbashkët për dashuri, shpresë dhe paqe, duke ftuar besimtarët të jetojnë këtë festë me zemra të hapura dhe me dritën e Zotit në jetën e tyre, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme