Departamenti i kirurgjisë në Spitalin Lindja ofron procedura moderne dhe të sigurta, të kryera nga specialistë të trajnuar në teknikat bashkëkohore të kirurgjisë minimale invazive dhe kirurgjisë rekonstruktive.
Shërbimet tona kirurgjikale përfshijnë operacione të sistemit tretës, ndërhyrje onkologjike, kirurgji estetike dhe ndërhyrje të tjera të specializuara që synojnë shëndetin dhe mirëqenien e pacientëve.
Procedurat që kryhen në Spitalin Lindja janë:
Ngushtimi i lukthit me laparoskopi
Operimi i tumoreve të zorrës së trashë me laparoskopi
Operimi i temthit me laparoskopi
Operimi i hernies me rrjetë
Heqja totale e gjirit dhe gjendrave të aksilës në rastet e tumoreve të gjirit
Riformimi dhe shtrëngimi i murit të barkut
Rregullimi funksional dhe estetik i hundës
Rikthimi i formës së gjinjve pas mastektomisë ose për arsye estetike
Korigjimi i formës së veshëve
Kirurgjia moderne kërkon siguri, profesionalizëm dhe teknologji të avancuar.
Në Spitalin Lindja këto standarde janë pjesë e çdo procedure, transmeton helveticALforum.ch
—
Spitali Lindja
Veternik – Prishtinë
049 999 923
#SpitaliLindja#Kirurgji#KirurgjiLaparoskopike#KirurgjiEstetike#ShëndetiYt#Prishtina




