Kina po ushtron presion ndaj Iranit që të shmangë ndërprerjen e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit, veçanërisht eksportet e energjisë nga Katari, pasi konflikti në rajon po kërcënon furnizimet globale, sipas Bloomberg.
Pekini thuhet se u ka bërë thirrje homologëve iranianë të mos marrin në shënjestër cisternat e naftës dhe anijet transportuese të gazit natyror të lëngshëm që kalojnë nëpër këtë kanal të ngushtë, si dhe të përmbahen nga sulmet ndaj qendrave të rëndësishme të eksportit, si Katari, transmeton reporttv.




