-5.7 C
Zurich
Monday, January 5, 2026
spot_img
spot_img

KFOR zhvilloi stërvitje në poligonin pranë Kampit Villaggio Italia

Duhet ti lexosh

KFOR njofton se ushtarë shumëkombësh nga Komanda Rajonale-Perëndim e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO zhvilluan stërvitje në poligonin Voloire pranë Kampit Villaggio Italia. Këto stërvitje përmirësojnë më tej saktësinë, shpejtësinë dhe koordinimin taktik, dhe forcojnë aftësitë dhe profesionalizmin e ushtarëve.

“Këto ushtrime rrisin ndërveprimin dhe mbështesin angazhimin e vazhdueshëm të KFOR për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, njofton KFOR.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatet e saj për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme