4 C
Zurich
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Kështu pengohet Kosova, skandal i madh para syve të Evropës 

Duhet ti lexosh

Karateistët e Kosovës munguan në Kampionatin Evropian të karatesë për kadetë, juniorë dhe grupmoshën U21, që u mbajt gjatë fundjavës në Limasol të Qipros, ku morën pjesë mbi 1000 garues nga e gjithë Evropa.

Kosova nuk u lejua të marrë pjesë me simbole shtetërore në këtë ngjarje, ndërsa pjesëmarrja pa simbole nuk u konsiderua si opsion.

Federata e Karatesë së Kosovës kishte marrë konfirmimin javë më parë se kombëtarja nuk do të lejohej të garonte me të drejta të barabarta me shtetet e tjera.

- Reklama -

Për shkak të kësaj, u vendos që karateistët e Kosovës të mos udhëtonin drejt Qipros për të marrë pjesë në kampionatin kontinental.

Vendimi për ndalimin e garimit me simbole shtetërore u mor nga Qeveria e Qipros dhe u pranua nga Federata Evropiane e Karatesë, duke bërë që sportistët kosovarë të mbeteshin jashtë garës që nisi të premten dhe përfundoi të dielën.

Qiproja nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe ka vazhduar me qëndrimin e saj ndaj sportistëve kosovarë, duke i përjashtuar nga pjesëmarrja me simbole shtetërore në këtë kampionat.

- Advertisement -

Kështu pengohet Kosova, skandal i madh para syve të Federatës së Karatesë së Evropës!, transmeton BS.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme