-8.2 C
Zurich
Wednesday, January 7, 2026
spot_img
spot_img

Këshillat në heshtje

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI, Zürich

Këshilla e vërtetë ecën në majë gishtash.

Ajo nuk e do dritën e turmës,

as zhurmën e duartrokitjeve.

Kur thuhet para të tjerëve,

fjala humb ngrohtësinë

dhe shndërrohet në hije mbi shpirt.

Si hiri mbi gacë,

ajo mbulon zjarrin,

por brenda lë të digjet turpi.

Këshilla që shëron flet në heshtje —

sepse respekti nuk ngre zë,

ai afrohet.

Këto fjalë i ndamë sot,

me mikun tim të mirë

Burhan Morinën,

në ajrin që priste frymën —

minus dy gradë,

diku në mes të shtetit helvetik —

ku ftohti bërtiti

dhe heshtja foli më drejt se zëri.

Vetura kabriolet, në mes të dimrit, shkelte akullin,

ndërsa ne bisedonim për të kaluarën,

për kohën në ikje.

Papritur u kthyem nga e ardhmja,

sepse thinjat në flokë

nuk i duronin më kujtimet rinore —

ishin të mbushura me mall

dhe shpirti digjej.

Ah, çfarë ditësh të arta ishin,

kur nuk kishte telefona,

kur nuk kishte ngjarje sa për fotografi,

por kishte ndeja ku rritej jeta.

Dashuritë lindnin pa rrjete sociale,

pa plastika trupore;

syri e mundte zemrën dhe mendjen.

Nga tema serioze

në kujtime rinore —

kështu flasin miqtë pa doreza.

Janar, 2026

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme