2.9 C
Zurich
Monday, January 12, 2026
spot_img
spot_img

KARMA

Duhet ti lexosh

Nga Sherife Ejupi-Zeqiri, Zvicër

Unë nuk lëndova, por nuk u bëra as keq,

zemra ime mbeti e butë në stuhi.

Dhimbja të mësoi të jesh më e fortë,

jo të bëhesh si ata që të thyen pa arsye.

Karma s’është për mua që jam e sinqert,

që fala edhe kur s’duhej më.

KARMA është ajo që ecën pas hapave të atyre

që lëndojn një zemër që s’dinte të bënte keq.

Unë mbaj plagë, po edhe dritë,

ata mbajnë faje që s’flenë rehat.

Koha flet më qetë se fjalët,

dhe drejtësia vjen pa zhurmë, pa inat.

Nëse qajta, ishte për t’u pastruar,

jo për t’u ndëshkuar nga jeta.

Karma i njeh adresat e sakta —

dhe zemrat e mira i lë në paqe.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme