POSTIMET E FUNDIT

Jasir Asani shënon dy gola dhe i dhuron fitoren skuadrës në kampionat

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani ka realizuar 2 gola pas atij që shënoi javën e kaluar në kampionat.

Në minutën e 57-të të sfidës, ai merr një pasim mjaft të mirë nga një prej shokëve të skuadrës dhe e dërgon topin në rrjetë.

Kështu Asani rikthen baraspeshën 1-1 kundër Anyang i cili deri në ato momente ishte në avantazh.

Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, “mëngjarashi” nxorri në pah aftësitë e tij dhe i dhuroi fitoren Guangju me një gol fantastik në minutën e 89-të. Për 29-vjeçarin ky është goli 10-të në këtë sezon në 9 ndeshje të luajtura, teksa ka dhënë edhe 1 asist, njofton oranews.

 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB