Rizvanolli, ka pritur dje në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama. Në këtë takim u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si dhe për organizimin e një forumi biznesor që do të mbahet në nëntor.

- Reklama -

Forumi pritet të sjellë në Kosovë kompani japoneze të interesuara për investime dhe bashkëpunim ekonomik me ndërmarrjet vendore.

“Kënaqësi të pres në takim Ambasadorin e Japonisë Kiminori Iwama për të diskutuar mbi zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mbi forumin biznesor që në nëntor do të sjellë në Kosovë kompani japoneze të interesuara për investime dhe bashkëpunim ekonomik”, ka shkruar Rizvanolli, transmeton rtk.