POSTIMET E FUNDIT

Ismaili takon të ngarkuarën me punë të SHBA-së, VanHorn

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn. Gjatë bisedës, palët vlerësuan marrëdhëniet e ngushta bilaterale mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në fusha strategjike.

Ismaili ritheksoi angazhimin e shtetit shqiptar për forcimin e shtetit të së drejtës, vijimin e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Ajo nënvizoi gjithashtu respektimin e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të NATO-s, si dhe investimet dhe trajnimet e vazhdueshme për garantimin e sigurisë kibernetike.

“Në thelb të këtij përkushtimi mbetet sigurimi i një mjedisi të qetë e të sigurt për çdo qytetar, e ngritur mbi debatin konstruktiv dhe përgjegjshmërinë institucionale,” u shpreh Ismaili.

Takimi u fokusua edhe tek rëndësia e partneritetit mes dy vendeve në proceset e integrimit europian dhe në përpjekjet për forcimin e institucioneve demokratike.

 VanHorn vlerësoi progresin e Shqipërisë në reformat e ndërmarra dhe shprehu mbështetjen e SHBA-së për hapat e mëtejshëm në konsolidimin e shtetit ligjor dhe rritjen e transparencës institucionale, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB