BallinaDiasporaIslam Alijaj vlerësohet me çmim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Islam Alijaj vlerësohet me çmim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

-

Islam Aliaj, një zviceran me origjinë shqiptare, është një nga 18 sipërmarrësit e vlerësuar me çmim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

37-vjeçari u vlerësua me çmimin “Novator Social Publik” për angazhimin e tij në përfshirjen e personave me aftësi ndryshe, përmes organizatës Tatkraft të themeluar nga ai vetë. Fondacioni Schwab e nderoi atë për vullnetin e tij për të sjellë ndryshim në shoqëri.

Tatkraft është një organizatë për njerëzit me aftësi të kufizuara, që duan të menaxhojnë jetën e tyre të përditshme në mënyrë të pavarur dhe të kontribuojnë aktivisht në shoqëri. Organizata ka zhvilluar gjithashtu një sërë diskutimesh mbi statusin e zbatimit të Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Zvicër.

Aliaj është anëtar i Parlamentit Kombëtar Zviceran që nga viti 2023. 37-vjeçari është vetë një person me aftësi të kufizuara për shkak të një paralize cerebrale.

Alijaj ndoqi një shkollë për nxënësit me nevoja të veçanta dhe ndërmori një zanat përpara se të ndiqte një shkollë biznesi. Në janar 2025, ai lançoi Monitoris AG, një firmë që përpiqet të ndihmojë profesionistët përmes teknologjisë, duke automatizuar detyrat administrative, njofton rtsh.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Dërgesat e mërgatës në Kosovë arrijnë në 692 milionë euro për...

0
Remitancat në Kosovë janë rritur me 5.7 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, ndërsa gjatë periudhës 2008–2025 mërgata ka dërguar mbi...