3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Ish – reprezentuesi rumun flet për incidentin me Kosovën: Ne jemi fajtorë

Duhet ti lexosh

Të premten e 15 nëntorit në Bukuresht ndodhi turpi i madh, u provokua rëndë Kosova nga tifozët rumunë, për çka edhe futbollistët tanë me të drejtë braktisen fushën pikërisht në minutën e 90+3, kur rezultati ishte 0:0.

Të mërkurën (sot), UEFA vendosi që Rumania të fitojë me rezultat zyrtar 3:0 në kuadër të Ligës C të Kombeve në futboll.

“Basarab Panduru, ish – reprezentuesi rumun, pretendon se gjoba që mori Federata Rumune e Futbollit janë thumbuese dhe se i duken drastike.

Për më tepër, Panduru pranon se 3:0 në tavolinën e gjelbër është një vendim i saktë”, ka shkruar mediumi rumun “Sport.ro”. 

“3:0 më duket e drejtë, gjobat nuk më duken të drejta dhe më duken paksa të larta.

Nga sa menduam se nuk kishim faj, tani e kemi fajin, kështu duket.

Çfarë bënë e çfarë thanë.

Aty shkruhen një tufë gjoba, 6 pika. Më duken shumë dhe nuk e kuptova pikën e tyre. E shoh që jemi fajtorë”, tha Basarab Panduru për mediumin rumun “PrimaSport”. K.GOCA

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit