9 C
Zurich
Thursday, December 11, 2025
spot_img
spot_img

Isa Maliqi: Atdhetari që ecën me shpirt të lirë dhe frymëzon edhe me fjalë zemre

Duhet ti lexosh

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Isa Maliqi, një emër i njohur në radhët e atdhetarëve shqiptarë, prej vitesh jeton dhe vepron në Zvicër, por zemrën e ka të lidhur fort me Kosovën dhe me njerëzit e saj. Kohët e fundit ai është bërë edhe më i pranishëm në rrjetet sociale, duke ndarë fotografi nga ecjet e tij të shpeshta nëpër natyrën e mrekullueshme zvicerane, shoqëruar me fjalë të ngrohta e plot urtësi për miqtë e tij kudo që ndodhen.

Zemërbardhësia e Isa Maliqit është e njohur për të gjithë ata që e kanë takuar. Në ditët më të vështira për Kosovën, ai ishte në krah të shumë atdhetarëve të tjerë, duke u bërë pjesë e përpjekjeve për lirinë dhe dinjitetin e vendit. Sot, ai vijon të frymëzojë, por në një formë tjetër: duke shpërndarëedhe energjinë pozitive që e gjen në natyrë.

Djathtas Isa Maliqi së bashku me mikun e tij Sulejman Syla Sadiku

Pas një dite të mbushur me ecje dhe reflektime pranë liqenit të Lungernit i shoqëruar me mikun e tij Sulejman Syla Sadiku, një personalitet i njohur, ku Maliqi ndau edhe këtë mesazh domethënës:

“Lumturia nuk banon në prona e as në ari,
lumturia banon në shpirtin e pasur.”

Sot, së bashku me mikun e tij Sylën, ai kaloi momente të veçanta nën rrezet e një dielli të ngrohtë, duke evokuar kujtime nga e kaluara dhe duke parë me shpresë drejt së tashmes e së ardhmes.

Në mbyllje të ditës, ai uroi me sinqeritet:
“Urojmë një mbrëmje të mbarë për të gjithë njerëzit e mirë!”

Me shembullin e tij, Isa Maliqi na kujton se lumturia shpesh gjendet në gjërat më të thjeshta: në natyrë, në miqësi dhe në shpirtin e pasur që di të ndajë mirësi me të tjerët, transmeton helveticALforum.ch (Foto nga z.Maliqi)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme