POSTIMET E FUNDIT

Irani lëshon raketë balistike në Turqi

Turqia ka bërë me dije se sistemet e mbrojtjes së NATO-s interceptuan një raketë balistike të lëshuar nga Irani përpara se ajo të hynte në hapësirën ajrore turke.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë deklaroi se Ankaraja ka të drejtë ti përgjigjet çdo qëndrimi armiqësor ndaj vendit.

Po ashtu, ministri i mbrojtjes ka sqaruar në një postim në X se raketa u neutralizua nga mbrojtja e NATO-s para se të hynte në hapësirën ajrore.

Sipas ministrit, municionet që ranë në rajonin Dörtyol, në provincën Hatay, ishin pjesë e sistemit të mbrojtjes ajrore të Turqisë që interceptoi kërcënimin në ajër. Nga incidenti nuk raportohet për viktima apo të plagosur.

“Një municion balistik, i qëlluar nga Irani dhe i zbuluar duke u drejtuar drejt hapësirës ajrore turke pasi kaloi nëpër hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, u neutralizua në kohën e duhur nga elementët e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosur në Mesdheun Lindor.

U përcaktua se fragmenti i municionit që ra në rrethin Dörtyol të provincës Hatay i përkiste municioneve të mbrojtjes ajrore që kapën kërcënimin në ajër. Nuk pati viktima ose të lënduar në incident.

Vullneti dhe aftësia jonë për të siguruar sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë është në nivelin më të lartë. Ndërsa Turqia është në anën e stabilitetit dhe paqes rajonale, ajo është e aftë të sigurojë sigurinë e territorit dhe qytetarëve të saj, pavarësisht se kush ose nga vjen.

Çdo hap drejt mbrojtjes së territorit dhe hapësirës sonë ajrore do të ndërmerret me vendosmëri dhe pa hezitim. Ju kujtojmë se rezervojmë të drejtën për t’iu përgjigjur çdo qëndrimi armiqësor ndaj vendit tonë.

Ne i paralajmërojmë të gjitha palët të përmbahen nga ndërmarrja e hapave që do të çonin në përhapjen e mëtejshme të konflikteve në rajon. Në këtë kontekst, ne do të vazhdojmë të konsultohemi me NATO-n dhe aleatët tanë të tjerë. Me respekt i njoftohet publikut”, deklaroi ministri, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB